E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E Enjtja e Madhe e Pashkëve, ortodoksët e Beratit nisin festimet

Ajo, konsiderohet si e Enjtja e Madhe e Pashkëve dhe për çdo besimtar orthodoks simbolizon nisjen e riteve fetare të festës.

Ngjyrimi i vezëve me të kuqen e artë, gjë simbolizon gjakun e Krishtit, është simbolika e kësaj dite. Gjatë gjithë ditës së sotme besimtarët orthodoks, mund të ziejnë dhe ngjyrosin me të kuqe vezët, për familjarët e tyre, ndërkohë që në ditëve në vijim mund të ngjyrosin vezë për të afërm, familjarë dhe miqë.

Mbrëmjen e së enjtes, pranë Katedrales së Shën Dhimitrit në qendër të qytetit janë kryer ritet fetare të kësaj feste.

Në Beratin e UNESCOS, gjatë ditëve të festës së Pashkëve bashkohen në ritet fetare qytetarë të të gjitha besimeve fetare, çka e bën qytetin të cilësohet qyteti i harmonisë fetare.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë