Tjetër ditë tragjike në Francë si pasojë e Covid 19.

Autoritetet shtetërore të këtij vendi konfirmuan se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 1341 persona, ku shumica e viktimave jane raportuar ne azilet e te moshuarve.

Bilanc vërtet shumë I rëndë, që në fakt pak a shumë kështu ka qënë që nga fillimi I prillit e deri tani.

Numri I viktimave tashmë në Francë në total ka shkuar në 12 mijë e 210.

Edhe të infektuarit e rinj vijojnë të rriten ndjeshëm.

Rreth 5 mijë raste të reja ka pasur këtë të enjte duke e cuar totalin e të prekurve në 118 mijë.

Shqetësim I madh edhe nga spitalet, aty ku raportohen rreth 7 mijë persona në gjëndje kritike.

Për shkak të kësaj situate të rëndë, presidenti Macron pritet të zgjasë për herë të trete radhazi kufizimet dhe masat shtrenguese në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *