Subscribe

Jorida Tabaku është e dyta në listën e Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës.

 

Pas vendimit, Tabaku falënderoi strukturat e PD që kanë propozuar emrin e saj.

 

Ajo u shpreh në “Facebook” se do të trokasë në çdo derë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

 

“Për mua është nder dhe privilegj të përfaqësoj Tiranën si numri dy në listën e PD. Jam shumë krenare se kjo listë ka në përbërje intelektualë, figura politike dhe mbi të gjitha zonja me vlera! Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, z. Basha dhe mbi të gjitha bazën e votuesve që më propozuan e më pas strukturat e tjera të partisë deri në Kryesi dhe Këshill Kombëtar që vendosën kandidaturën time. Së bashku do të trokasim në çdo derë për të dëgjuar me vëmendje çdo shqetësim, për të rikthyer besimin e shpresën dhe për të shpërndarë lajmin e mirë të një Familje që fiton, të një Shqipërie që fiton! #shqipëriafiton”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *