E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“E doja shumë gruan time, u çmenda kur mësova se fëmija nuk ishte i imi”, 40-vjeçari shqiptar ndryshon sërish dëshminë pas vrasjes

“E doja shumë gruan time, nuk kisha planifikuar ta vrisja apo ta dëmtoja, doja vetëm ta trembja me çfarë kisha në dorë. U çmenda, humba mendjen kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk kishte qenë i imi dhe se do më tregonte foto dhe video me partnerin e saj të ri”, kështu deklaroi 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, në një intervistë për televizionin grek MEGA.

40-vjeçari shqiptar pranoi krimin, duke theksuar se gjithçka e kishet bërë nga xhelozia.

Reklamë

Ai shtoi se humbi mendjen dhe se gruaja i kishte konfirmuar për tradhtinë. Sipas tij, një person i tretë kishte hyrë mes tyre dhe është fajtori që i shkatërroi familjen.

“E doja shumë gruan time, nuk kisha planifikuar ta vrisja apo ta dëmtoja, doja vetëm ta trembja me çfarë kisha në dorë. U çmenda, humba mendjen kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk kishte qenë i imi dhe se do më tregonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashka, filloi e keqja. Një person i tretë na shkatërroi familjen. Ndjej keqardhje, mendoj për fëmijët e mi, çfarë do të bëhet me ta, do doja ta ktheja kohën pas, të lëndoja veten time. Punova shumë për familjen time kisha besim të plotë te ajo. Por në Facebook e TikTok komunikonte me një person tjetër, sjellja e saj ndryshoi plotësisht. U përpoqa shumë herë ta shpëtoja martesën time. Kishim vetëm zënka verbale, nuk ngrita kurrë dorë ndaj saj. I dua shumë fëmijët e mi dhe u kërkoj falje”, tha Pandeli Nakoleci në emisionin televiziv.

Reklamë

36-vjeçarja Marjola Nakoleci humbi jetën nga goditjet me thikë në kraharor.

Krimi i rëndë ndodhi në qytetin Volos të shtetit grek dy ditë më parë. Autori u arratis pas krimit, por u kap më vonë i fshehur në një parcelë dhe me rroba të tjera. Ai pranoi në polici krimin dhe tha se e kishte bërë për shkak të xhelozisë. Në variantin fillestar, 40-vjeçari nuk shprehu pendesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë