TIRANË– Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë, 26 janar, në kryeqytet.
Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, mabnte “të burgosur” në shtëpinë e tyre nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.
Lexo edhe :
Related Posts
Vizion Plus ka siguruar dëshminë e bashkëshortes së Zhabolit, E.Zhaboli, e cila deklaron se kishte një vit e gjysmë që jetonte si në burg dhe dhunohej, por nuk e kishte kallëzuar ngjarjen pasi e donte burrin e saj, Jetnor Zhaboli.
“Ka një vitë e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon”, totë ajo.
Sot më datë 25.01.2024 rreth orës 08:30 kur ka dalë Jetnori nga banesa për të çuar në kopësht i ka mbyllur me çelës gruan, të ëmën H.Zhaboli dhe vajzën e mitur e moshës 9 vjeçare.
“… nuk kemi çelsa shtëpie dhe kur ka ardhur policia na ka gjetur të mbylluar në banesë. Këtë gjë bashkëshorti e bën gjithmon nëse nuk është me të çelsi telefoni, nuk ka asnjë komunikim me botën e jashtme. “
Në dosje thuhet se bashkëshortja nuk dinte gjë për familjen e saj pasi Zhaboli ia kishte ndërprerë komunikimet.
“E ka dhunuar shpesh herë por nuk ka kallëzuar këtë fakt pasi e do burrin esaj. E ka goditur para dy ditësh te shtëpia e vjehrrit me shkelm në shpatull pasi e akuzon se ajo flet me muret. Nuk ka asnjë dokument identifikimi pasi bashkëshorti ja ka marr. Ka prej një vite e gjysëm që përjeton këtë situatë dhe nuk mundet më. Ka kamera të lëvizshme në banesë, ka bllokues valësh, alarm, ka kamera të lëvishme dhe ja vendos tek komodina e dhomës kur fle gjumë është e monitoruar, e kontrolluar çdo moment”, thuhet më tej në dosje.
Bashkëshortja thotë më tej se në korridor ka kamera, ndërsa në banesë kamerat janë të lëvizshme. Ka blerë dhe aparat që gjurmon valët. Gjatë konflikteve dhe dhunës së ushtruar ndaj saj kanë qenë prezentë fëmijët e tyre.
“Nuk ka armë në banesë të paktën me aq sa ka ajo dijeni. Nuk ka dijeni se përdor lëndë narkotike. Nuk merr asnjë medikamet, pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë ndërsa djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron e shikon si të rracës së saj, e urren e shikon në një mënyrë të përçmim”, thuhet më tej në dosje.
Deklaron se është dhunuar prej 1 viti e gjysmë dhe nuk mund ta durojë dot se po i bën dhe fëmijëve probleme të mëdha, dhe nuk ka gjë tjetër për të shtuar.
Bashkëshortes së Zhabolit i është dhënë dhe letra e të drejtave të viktimës së veprës penale. /vizionplus.tv