E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E diplomuar për infermieri në Shqipëri, dënohet 22-vjeçarja që hyri ilegalisht në Britani

Një 22-vjeçare shqiptare është dënuar nga një gjykatë në Britaninë e Madhe me 13 muaj e gjysmë burg për posedim të dokumenteve false.

 

Reklamë

Shqiptarja që identifikohet si Ina Bufi u ndalua në muajin korrik të vitit të kaluar. Teksa udhëtonte me makinë, policët e kufirit në portin e Holyhead i kërkuan dokumentet. E reja shqiptare i dorëzoi një kartë identiteti dhe një patentë greke. Edhe pse në fillim insistoi që ishin origjinale, më pas pranoi se është qytetare shqiptare.

 

Bufi dëshmoi në gjykatë se ishte viktime e trafikimit në Britani. Por hetimet kishin vërtetuar se Ina Bufi nuk ishte trafikuar, por kishte hyrë vetë në Angli me dokumente të falsifikuara.

 

Ndërkohë, avokati i saj, Seamran Sidhu pohoi se ajo është infermiere e diplomuar në Shqipëri dhe se kishte planifikuar të kryente studimet Master.

Vazhdo të lexosh

Reklamë