Ushqimi si gjithmonë është i pazëvendësueshëm për ne. Një rëndësi të veçantë ai ka në shëndetin e mendjes sonë.

 

Për të pasur një mendje sa më të shëndetshme është e rëndëishmë që të dini efektet e duhura në lidhje me dietën që duhet të përdoret. Deri më tani influenca e faktorëve dietikë në shëndetin mendor është marrë më pak parasysh.

 

Kohët e fundit psikiatrët kanë nxjerrë studime që përveç mënyrës së jetesës, në shëndetin mendor ndikon edhe ushqimi. Një grup shkencëtarësh nga Shoqata Ndërkombëtare e Kërkimeve Psikiatrike, argumentojnë se dieta ushqimore është po aq e rëndësishme për psikiatrinë sa për kardiologjinë dhe gastro-enterologjinë.

 

Dietat moderne, të dendura në kalori, kanë tendencën të kenë mangësi të këtyre lëndëve të rëndësishme ushqyese, që mund të kontribuojnë në kushtet e shëndetit mendor. Shumë studime kanë lidhur depresionin me sasi të vogla të vitaminës B, ndërsa mungesa e vitaminës D luan rol në zhvillimin e skizofrenisë tek fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *