Kërcitja e kockave është shenjë e plakjes, por kur i ndhodh një 30 vjeçari apo edhe më të riu çfarë do të thotë? Një studim amerikan ka dalë në përfundimin se “gjunjtë e zhurmshëm” apo dhimbjet e artikulacioneve janë shenja paralajmëruese të osteoartriti.

 

Dr. Grace Lo, autori kryesor i studimit të Arthritis Care & Research dhe një asistent profesor i mjekësisë në Universitetin Houston, tha se shumë njerëz që kanë shenja të osteoarthritis jo domosdoshmërisht ankohen për dhimbje.

 

Ky studim doli në përfundimin se njerëzit që përjetojnë kërcitje gjunjsh mund të fillojnë të ndjejnë dhimbje shumë më herët sesa të diagnostikohen osteoartriti.

 

Osteoarthritis është forma më e zakonshme e sëmundjeve që prekin kockat dhe vetëm ne Amerikë numërohen rreth 27 milionë njerëz që vuajnë nga kjo gjedje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *