Në ndryshim nga njerëzit e tjerë ajo feston datëlindjen dy herë në vit, nuk ka patur kurrë pasaportë, mund të ngasë makinën pa patentë, mund të formojë e shkarkojë të gjithë kabinetin e ministrave të Anglisë e Australisë etj, por kuriozitetet rreth saj nuk kanë të mbaruar.

 

Deri më tani kemi mësuar se cilat janë pjatat e saj të preferuar, si për shmbull keku me biskota dhe çokollatë, të cilin e merr gjithmonë me vete. Apo rreth ushqimeve që nuk dëshiron kurrsesi t’i shërbehen në Pallatin e Kensingtonit, si makaronat, hudhra dhe patatate. Por, mesa duket mbretëresha Elizabeth është nazelie dhe kërkuese edhe kur bëhet fjalë për gjumin.

 

Nuk e dimë sesi i keni ju marrëdhëniet me hekurin, por jeta e familjes mbretërore nuk mund të jetë më luksoze se kaq, kur mëson se duhet plot një orë për të hekurosur një çarçaf. Në sajë të dokumentarit të ri të “ITV”, “Mbretëresha e Botës”, tani e dimë se stafit i duhet një orë e plotë për të hekurosur vetëm një nga çarçafët Madhërisë së Saj gjatë përgatitjes për qëndrimin e saj mbretëror.

Kujdestarja e familjes Christine Macintyre e konfirmoi këtë fakt disi të çuditshëm, duke shpjeguar se ka grupe të posaçme që merren me hekurosjen.
“Epo pas një dite të gjatë udhëtimi, nuk ka asgjë më të mirë sesa të shkosh në një shtrat që nuk ndjehet si një shtrat hoteli”, thotë ajo. “Dhe kjo është ajo që po përpiqemi ta bëjmë atë të ndihet sikur është në dhomën e saj të gjumit”.-përfundon ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *