Dita e sotme shënon festimin në mbarë botën ditën botërore të puthjes. Festa ka lindur në Britaninë e Madhe në vitin 1990, por shumë shpejt është shpërndarë në të gjithë botën.

 

Qëllimi është që të kujtohet një herë në vit se sa e rëndësishme është që të puthësh dhe të shkëmbesh puthje. Është një ditë që i dedikohet emocioneve dhe ndjenjave.

 

Puthje jo vetëm në një raport dashurie, në marrëdhëniet çift, por dita e puthjes në një raport më të gjerë, për të treguar dashuri dhe ndjenjë miqësore ndaj të afërmeve, familjarëve dhe miqve.

Ekzistojnë shumë teori në lidhje me funksionin që ka puthja në sferën e marrëdhënieve sociale dhe shumë sociologë nxisin studimin e efekteve të saj.

 

 

Nga ana tjetër puthja midis një gruaje dhe një burri mendohet se sjell shkëmbimin e rreth 300 informacioneve gjenetike, ndërsa është vërtetuar që një puthje intensive emocionale arrin të djegë rreth 12 kalori dhe mund të përdoret si dietë për t’u dobësuar. Në të njëjtën kohë puthja vë në lëvizje shumë muskuj, jo pak, por 35 muskuj të pjesës së nofullave dhe gojës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *