Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni do t’i japë fund beqarisë më shpejt sesa mendoni.
Bukuroshja bionde, e cila u bë nënë pak muaj më parë, ka dhënë lajmin fantastik për fansat, se do të martohet këtë verë.
“Mezi po pres për këto pushimet verore evropiane që do të mbarojnë me dasmën time”, shkruan Chiara Ferragni.
31-vjeçarja dhe partneri i saj Fedez u bënë prindër pak kohë më parë të një djali që e quajtën Leon, ndërsa tani kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Ende nuk dimë se ku apo kur do të zhvillohet ceremonia, por e marrim me mend se do të jetë shumë e bukur.