Subscribe

Kjo e diele vjen ndryshe në Vizion Plus. Nis me një shtëpi të re për Bypass Show e me intervista në studio. E megjithatë misionin për të përmbysur lajmet më të rëndësishme të javës, Bypass nuk e anashkalon. Satira është kryefjala e këtij formati që edhe këtë sezon vjen çdo të diel në mbrëmje.

 

Personazhet më të rëndësishëm të aktualitetit zënë një vend shumë të veçantë edhe në tryezën tjetër të Vizion Plus. Aleksandër Furxhi do të mirëpresë analizat dhe impaktin e ngjarjeve kryesore në teatrot politikë, socialë e kulturorë të vendit tonë.

 

Sezoni i ri risjell në Vizion Plus edhe emisionin rinor Next, që do të përcjellë çdo pasdite nga e hëna në të premte te rejat më tërheqëse për të rinjtë e sotëm, për t’ia lënë hapësirën televizive emisionit të pasdites, që si gjithnjë vjen me imazhin e bukuroshes Anila Çelës. Në këtë sezon të ri “Vizioni i pasdites” vjen si një paketë e plotë kushtuar familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *