Pas më shumë se një muaji bojkot, futbolli shqiptar këtë të dielë ngre siparin për sezonin 2020-2021.

32 ekipe do përballen me njëra-tjetrën në turin e parë të kupës së Shqipërisë.

Skënderbeu do të presë në shtëpi ekipin Tomorit. Një sfidë kjo dhe pse e lehtë në letër, për trajnerin Julian Ahmataj mbetet një provë e rëndësishme sa i takon ecurisë së mëtejshme të ekipit.

Në raundin e parë të Kupës, Tirana do të përballet me Shkumbinin, ndërsa një përballje tjetër interesante do jetë dhe ajo e Flamurtarit me Dinamon.

Partizani do të presë në shtëpi Ilirinë e Krujës kurse Kukësi do luajë me Maliqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *