Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës do të mbizotërojnë masa ajrore relativisht të paqendrueshmë të cilat do të sjellin mot me vranësira mesatare deri të dendura në veri. Në këtë pjesë të vendit parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

 

Në pjesën tjetër të vendit do të ketë vranësira dhe diell. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë e vrullshme në mesditë 12-15m/s. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Temperaturat pritet të regjistrojnë vlerat 5 gradë deri në 24 gradë  Celcius.

 

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme të cilat në veri të tij dhe në zona të larta malore do të sjellin zhvillime të vranësirave si dhe reshje shiu lokale në afate të shkurtra kohore. Temperaturat do të ketë tendencë rënie në orët e mëngjesit ndërsa në zona me diellzim në rritje të vazhdueshme gjatë mesditës.

 

Cikloni ende aktiv i Islandës do të ushtrojë ndikimin e vet në qendër të kontinentit. Kështu që prej vendeve Skandinave e deri në veri të rajonit të Mesdheut do të ketë mot me reshje dhe rënie të vazhdueshme temperaturash. Kjo situatë do të vijojë e tillë përgjatë gjithë ditës së diel. E kundërta do të ndodhë në jug të vendeve Mesdhetare të cilat do të përfshihen nga mot me diell dhe temperatura të mesditës në rritje graduale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *