E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

E diela me diell mbush rrugët/ Liridalja nxjerr nga shtëpitë të moshuar, prindër e fëmijë

Kjo e diel iu ishte dedikuar pensionistëve deri në orën 10:00 të mëngjesit dhe prindërve me fëmijë deri në 14 vjec deri në orën 17:30.

Pensionistët ishin të parët që dolën rrugëve për të kaluar pak kohë në diell.

Më pas, ishin fëmijët ata që iu gëzuan kësaj të diele, e cila, ndryshe nga e shtuna me shi, ofroi një kohë të përshtatshme për të luajtur.

Sheshet dhe parqet e kryeqytetit ishin plot. Edhe pse është e vështirë ruajtja e distancës mes fëmijëve, disa prindër u munduan të qëndronin larg personave të tjerë.

Reklamë

Edhe në rrethe situata u paraqit e njëjtë. Në Berat, Krujë, Shkodër, Elbasan etj, të moshuarit, prindërit dhe fëmijët shfrytëzuan orarin e lëvizjes për të shëtitur nëpër rrugët dhe lulishtet e qyteteve.

Ndërsa lëvizjet për grupmoshat e tjera ishin të ndaluara ditën e sotme, po ashtu edhe bizneset përfshirë këtu ushqimoret dhe farmacitë ishin të mbyllura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë