E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

E diela është për relaks/ 3 maska të thjeshta të cilat mund t’i përgatisni vetë

Maskë e përgatitur me kastravec

 

Është mrekullia vetë dhe shumë e thjeshtë për ta përgatitur. Grini në rende një kastravec të vogël dhe shtoni një filxhan çaj tërshërë. Pasi e përzieni mirë, shtoni edhe një lugë kos dhe masën aplikoje në fytyrë. Pas 30 minutash, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

 

Reklamë

Maskë e përgatitur me mjaltë

 

Përpara se të aplikosh këtë maskë, laje mirë fytyrën me ujë të ngrohtë që të hapen poret. Më pas vendos mjaltë në fytyrë dhe lëre përreth 30 minuta. Ndryshimi nga maskat e tjera është se duhet ta pastrosh fytyrën me ujë të ftohtë, për të mbyllur poret.

 

Maske e përgatitur me limon dhe vezë

 

Kjo është një maskë perfekte për të gjitha qëllimet, që në çdo lloj fytyre ka efekt. Përziej gjysmën e limonit me një vezë të rrahur më parë dhe aplikoje në fytyrë. Më e mira është ta mbash maskën përgjatë gjithë natës dhe në mëngjes ta pastrosh me ujë të ngrohtë./ Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë