Në Maqedoninë e Veriut, nga dita e sotme, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në ligjin për marrëdhëniet e punës, ku përcaktohet se dita e diel nuk do të jetë ditë pune.

 

Qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore, të cilat janë konfirmuar edhe në Parlament.

 

Në rastet kur puna gjatë së dielës nuk mund të shmanget, punonjësit do të paguhen me 50% më shumë dhe do të duhet që gjatë javës ta kompensojnë atë me një ditë pushim.

 

Kryeministri Zoran Zaev e ka mbështetur reformën, duke argumentuar se dita e diel i takon familjes dhe ky do të jetë një motivim shumë i mirë për punonjësit në të gjithë sektorët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *