Mbrojtësi i Flamengo, Gustavo Henrique u detyrua të linte fushën gjatë fitores së së Dielës ndaj Corinthians pasi ai mori një dëmtim në testikuj.

 

Incidenti i tmerrshëm ndodhi gjatë pjesës së parë të ndeshjes, e cila përfundoi 5-1 për Flamengon. 27-vjeçarit ja shkaktoi dëmtimin padashje një lojtar i Corinthians.

 

Për shkak të dhimbjes, tutat e Henrique u njollosën nga gjaku dhe ai u tërhoq për pak çaste sa të ndërrohej. Ai u përpoq me guxim të luante, pavarësisht dhimbjes së tmerrshme. Por më pas u zëvendësua. Klubi shpreson që mbrojtësi të kthehet sa më parë në gjendje të mirë dhe të marrë pjesë në ndeshjen e të dielës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *