Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, mbështetësit e të cilit kishin humbur kontaktet me të për disa javë, siguroi sot  se ai ishte mirë pasi u transferua në një koloni burgu në rajonin Arktik të Rusisë veriore.

Udhëtimi për në vendin e tij të ri të paraburgimit, i cili zgjati 20 ditë, ishte “mjaft i lodhshëm”, tha ai në platformën X (ish-Twitter).

Lexo edhe :

Related Posts

“Por unë jam në një gjendje të mirë mendore, si Santa Claus”, shtoi Alexei Navalny.

“Gjithsesi, mos u shqetëso për mua. Unë jam mirë. Jam i lehtësuar që kam mbërritur më në fund”, tha ai.

Mbështetësit e tij njoftuan dje se e kishin gjetur në një koloni burgu në Harp, në rajonin Yamal-Nenets, rreth 1900 kilometra në verilindje të Moskës. Navalny la të kuptohet se ai mbërriti në koloni e re e burgut të shtunën mbrëma pas një udhëtimi “me një itinerar kaq të çuditshëm” saqë ai vetë besonte se nuk do të ishte më me njerëzit e tij para mesit të janarit.

“Prandaj u habita kur u hap dera e qelisë dje dhe ata thanë : “Të ka ardhur një avokat”, tha ai duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj tij. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *