E hënë, 12 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E dënuar me 10 vite burg në Gjermani për trafik droge, arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar fazën e 85-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, dhe ka vënë në pranga një 19-vjeçare të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

19-vjeçarja rezulton e dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani për krime në fushën e narkotikëve.

Reklamë

Në pranga ka rënë shtetasaj gjermane Maryam Assaf, 19 vjeçe.

Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë