Pasi qendroi 9 vite në burg per një vrasje të cilën nuk e kishte kryer, një shtetas shqiptar është liruar nga drejtesia greke.

 

Jani Zoto u prangos 9 vite me pare me akuzen se kishte vrarë te dashuren e tij rumune.

 

Vetë Zoto nuk e pranoi kurrë kete krim të ndodhur në 14 prill 2014, mirepo pavaresisht kësaj, drejtesia e vendit fqinjë e denoi me burgim te perjetshem.

 

U desh arrestimi krejt rastësor i një shtetasi pakistanez në Gjermani per vjedhje, në mënyrë që ky krim në Greqi të zbardhej.

 

Por çfarë ndodhi ?

Në muajin korrik te ketij viti shtetasi pakistanez u prangos nga policia në Gjermani pasi kishte kryer nje vjedhje.

 

Pasi iu be analiza e shenjave te gishterinjve, rezultoi nga verifikimet se gjurmet e tij ishin të njejta me ato të gjetura në banesën e vajzes rumune që ishte vrare në Greqi 9 vite me pare.

 

Në fakt shtetasi nga Pakistani kishte qene fqinj me banesen ku jetonte Jani Zoto me të dashurën rumune.

 

Ishte realisht një element i çmuar qe do të shfajësonte përfundimisht edhe shqiptarin Jani Zoto.

 

Për kete arsye ai u la i lire, pasi kishte kryer plot 9 vite burg, te cilat tani do të duhet t’i demshperblehen, edhe pse vitet nuk kthehen me pas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *