Topat janë stoli më i zakonshëm dhe më i njohur në pemën e Krishtlindjes. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se si i kemi kthyer këto në një stoli Krishtlindjesh!

Pra, historia thotë se në shekullin e 16-të francezët dekoronin pemët e tyre gjatë festave me fruta, arra, mollë, portokall dhe lule. Megjithatë, viti 1858 ishte një vit i karakterizuar nga një thatësirë e madhe në Francë. Rezultati i kësaj ishte lënia e bredhit pa fruta të freskëta pasi prodhimi kishte rënë në mënyrë dramatike.

Lexo edhe :

Related Posts

Megjithatë, për të mos i lënë degët e tyre bosh, një prodhues xhami nga fshati Goetzenbruck vendosi t’i bënte të gjitha stolitë nga qelqi. Ky ishte edhe fillimi i zakonit që u përhap në të gjithë botën dhe topat filluan të bëheshin nga materiale të ndryshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *