Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 March 2026
Vizion fokus

Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar...

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Lufta kundër Iranit sapo...

Pas miratimit në Kuvend, sot betohen ministrat e rinj...

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre laburistë për...

Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do të aktivizonte...

Shkurti: Protesta kombëtare e 12 marsit e PD, ka...

A ekziston rreziku për të pasur një akt terrorist?...

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Lufta në Iran, eksperti qetëson qytetarët shqiptarë: Janë shumë...

“SHBA dhe Izraeli kanë monitoruar Iranin për dy vite”,...

E dashura ngriu në mal, alpinisti austriak dënohet për vrasje nga pakujdesia

20 Shkurt 11:09

Një alpinist austriak është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia e rëndë, pasi partnerja e tij humbi jetën nga hipotermia gjatë një ngjitjeje dimërore në malin Grossglockner, maja më e lartë e Austrisë, në janar 2025.

Gjykata e dënoi alpisnitin , të identifikuar si Thomas P., me pesë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 9,600 eurosh. Viktima, Kerstin G., ndërroi jetë si pasojë e temperaturave ekstreme gjatë ngjitjes.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se mori në konsideratë faktin që i dënuari nuk kishte precedentë penalë, si dhe humbjen e një personi të afërt, duke i cilësuar këto si rrethana lehtësuese. U përmend gjithashtu presioni i madh publik dhe reagimet akuzuese në rrjetet sociale.

Gjykatësi Norbert Hofer, vetë alpinist me përvojë, deklaroi se Thomas P. ishte shumë i aftë në ngjitje dimërore, ndërsa partnerja e tij kishte shumë më pak eksperiencë. Sipas tij, çifti duhej të ishte kthyer pas për shkak të kushteve të vështira.

Gjatë procesit u dëshmua se në një rast të mëparshëm, në vitin 2023, Thomas P. kishte lënë vetëm një partnere tjetër gjatë një ngjitjeje në të njëjtin mal, kur ajo ishte e rraskapitur.

Sipas mediave austriake, trupi i Kerstin G. u gjet i varur në një faqe shkëmbore, pa doreza dhe me çizme të hapura, në kushte të motit ekstrem me erëra deri në 74 km/h dhe temperatura që ndiheshin si -20°C.

Prokuroria argumentoi se, si alpinisti më me përvojë, Thomas P. mbante përgjegjësinë kryesore për sigurinë dhe dështoi të kthehej pas ose të kërkonte ndihmë në kohë. Ai u deklarua i pafajshëm, shprehu pendesë dhe tha se ngjitjen e kishin planifikuar bashkë.

Sipas akuzës, ai nuk sinjalizoi për ndihmë, edhe pse një helikopter policie kaloi mbi zonë. Thomas P. kontaktoi autoritetet vetëm pas mesnate dhe më pas vazhdoi drejt majës, duke e lënë partneren pas.

Çështja ka shkaktuar debat të gjerë në Austri dhe në komunitetin ndërkombëtar të alpinizmit mbi kufirin mes rrezikut personal dhe përgjegjësisë penale. Vendimi mund të apelohet.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Alpinisti

Nga e njëjta kategori

Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburantit, do të ulet sërish

më shumë...

Cilat janë efektet anësore nëse pimë kafe me stomakun bosh

më shumë...

Grabiti me armë 3 milionë lekë në exchange, flet autori: Lekët i doja për nënën time

më shumë...

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të parakohshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:48

Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak...

9:27

Cilat janë efektet anësore nëse pimë kafe...

9:21

Grabiti me armë 3 milionë lekë në...

9:02

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt...

8:40

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Lufta kundër...

8:24

Pas miratimit në Kuvend, sot betohen ministrat...

8:11

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre...

8:02

Moti i qëndrueshëm sot në vend, temperaturat...

11:19

Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do...

11:03

Shkurti: Protesta kombëtare e 12 marsit e...

10:43

A ekziston rreziku për të pasur një...

10:37

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër,...

10:30

Lufta në Iran, eksperti qetëson qytetarët shqiptarë:...

10:17

“SHBA dhe Izraeli kanë monitoruar Iranin për...

9:58

Pse Irani po sulmon vendet arabe? Eksperti...

9:48

Goxhaj: Qytetarët janë marrë peng, në Kuvend...

9:44

Sulmi në Iran, Shkurti: Përplasje titanike mes...

9:36

EMRAT/ Kërcet arma në Shkodër, plagoset 45-vjeçari

9:33

Sherri në Kuvend, Metani: Individi polik është...

9:29

Kaosi në Kuvend, gazetari: S’kemi përfaqësim, deputetët...

Më të klikuarat

  • “Do të ndihen më të sigurt në lidhje me xhepin e tyre&...
  • Pse Irani po sulmon vendet arabe? Eksperti zbulon strategjin...
  • Grabiti 3 milionë lekë në exchange, del videoja kur autori m...
  • Aleati i Putin sulmon presidentin amerikan, Medvedev: Idiotë...
  • “Me SHBA-në dhe Izraelin ose me Iranin”, Trump u kërkon kurd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.