“The luxury of Italian style, home, hotel, living space” synon t’i tregojë publikut, nga data 10 – 20 dhjetor 2019 në ambientet e Muzeut Kombëtar, nën kujdesin e arkitektit
Simone Mikeli dhe me mbështetjen e enteve, të institucioneve dhe të bizneseve partner të përzgjedhura, vëmendjen kundrejt së bukurës që karakterizon Stilin Italian, duke shndërruar secilin mjedis që është pjesë e hapësirës së ekspozitës në një vepër arti të vërtetë që publiku mund të shijojë, të provojë, të prekë me dorë, të përjetojë. Nga elementet e domosdoshme të mikpritjes bashkëkohore tek shtëpia smart, ndërvepruese, aktuale; nga zonat living në të cilat funksionet ndërthuren dhe hapërsirat kombinohen, tek mirqënia e mendjes dhe e trupit e nevojshme në një epokë në të cilën ritmet bëhen gjithnjë e më shumë të vrullshme dhe frenetike. Trembëdhjetë hapësira të mëdha që vizitori do të mund të përshkojë, përbëjnë bërthamat e pavarura të një rrugëtimi që funksionon në tërësinë e vet, në qënësinë e tij si organizëm i gjallë dhe fluks i përherëshm që shoqëron njeriun në zbulimin e njohurive. Veprat e ekspozuara janë të gjitha të
firmosura nga arkitekti Simone Mikeli dhe të realizuara me kujdes dhe vëmendje kundrejt detajeve. Aroma delikate dhe tërheqëse ndjehen në të gjithë ambientin, duke e bërë atë të gjallë. Një rrugëtim i mrekullueshëm, përfshirës i cili, duke përshkruar pikat kyçe të Stilit Italian, tregon për konceptin bashkëkohor të luksit, përmes objekteve të dezajnit, realizimi i të cilëve kapërcen binomin e zakonshëm të formës dhe funksionit, duke lënë pas të tashmen e duke projektuar shikimin drejt së ardhmes dhe drejt asaj çka do t’i japë jetë projekteve në vitet e ardhshme. The luxury of Italian style- home, hotel, living space është një urë e nevojshme dhe magjepsëse që bashkon të dy kulturat, atë italiane dhe shqiptare, karakterizuar nga kontraste të forta dhe kombinime tërheqëse.

Specifikimet e produkteve
A.Sistem mbështetjeje i vetënivelueshëm dhe aksesorë për dysheme të ngritura nga jashtë
Eterno Ivica
B. Moket Vanity me stampim të personalizuar. Përfaqëson ekuilibirn ndërmjet rehatisë dhe
rezistencës. Përmes impiantit tonë modern të stampimit Chromoprojec, është i mundur realizimi i
çfarëdolloj dizenjoje, me bazë natyrale ose sintetike. Radici Contract e Tessuti & Tendaggi
Contract
C. Realizimi i: Desk Info Point – me material mdf i lyer me të bardhë; dollap me një kanat me
strukturë në mdf i lyer me të bardhë me shkëlqim dhe raft të lyer me të zezë mat. Armonia
Interni, designed by Simone Micheli
D. ”Favilla” llampë muri ose tavani, prej alumini në ngjyra të ndryshme, e lëvizshme. E
disponueshme edhe në versonin inkaso. Burim ndriçimi me LED të inkorporuar. Axolight
E. Stampim i personalizuar: stampim digjital UV dhe gërma/mumra prej alumini. Bwide
0. Sfungjerë dhe çarçafë të aromatizuar me 8 aroma të veçanta, që arrijnë të magjepsin vizitorin
bashkëkohor. Insenso by Welcome

Media Partner, Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *