Qershori i 2020-s i i solli Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit dhuratën më të bukur të këtij viti, Emin, e cila u ka ndryshuar plotësisht jetën dy prindërve të rinj. Që nga ai moment e deri më sot, e gjithë jeta e tyre rrotullohet rreth saj dhe këtë mami Jonida na e ka treguar pothuaj në gjitha postimet e saj në Instagram, aq sa të gjithë jemi bërë kuriozë për të ditur se si duket vogëlushja.

Moderatorja dhe bashkëshorti i saj vendosën që të ndanin dje për herë të parë me ndjekësit e tyre portretin e së bijës. Në fotot e postuara Jonida duket shumë e lumtur duke luajtur me vajzën, ndërkohë që bashkangjitur shkruan se Emi i përqafon të gjithë. Po ashtu ajo thotë se komenti i Besnikut do të jetë: “E bukur si baba vet”, por sipas nesh Emi nuk i ngjan të atit aq shumë, ose më saktë është një miks i ëmbël i të dyve.

Fotot e Emit kanë marrë shumë komente pozitive, madje dhe propozime serioze, si psh ai i Klea Hutës që do të jetë krushkë me Jonidën në ardhmen./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *