Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevskas, e cila u rrëmbye dhe u vra ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë.

 

Ajo deklaroi se ende nuk ka asnjë përgjigje të shumë pikëpyetjeve në kokën e saj, ndërsa rrëfen edhe raportin me babin e 14-vjeçares.

 

Zorica deklaroi se ishte e divorcuar prej 5 vitesh dhe kishin një raport të mirë, për shkak të fëmijëve. Këta të fundit, sipas saj, ai i takonte rregullisht, ndaj shton se ende nuk e ka të qartë shkakun se pse ai informoi vrasësit e vajzës së saj mbi oraret për ta rrëmbyer.

 

Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevskas

“Prej 5 vitesh jemi të ndarë dhe nuk e di se çfarë ka bërë dhe me kë. Kemi qenë në raport të mirë për shkak të fëmijëve. Nuk jemi zënë për kujdestarinë, rreth edukimit, ka mundur t’i shoh kur ka dashur, ose kur kanë dashur fëmijët. Nuk e di dhe nuk më ka interesuar jeta e tij. Jeta ime kanë qenë fëmijët dhe puna. Ishte i lirë, që të më linte edhe mua të qetë. Sa herë që kemi folur, kemi folur për fëmijët. Ju lutem, mos më parashtroni më pyetje, sepse edhe unë ja parashtroj vetes shumë pyetje, përse ndodhi kjo dhe pres ta zbuloj”.

 

Jetën e saj e konsideron si ferr, ndërsa edhe vajza tjetër ka probleme shëndetësore. Qëllimi i saj i vetëm në këto momente shton se është zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe ndëshkimi i autorëve.

 

 “Nuk jam në gjendje të flas. Ende nuk e di se përse ka ndodhur kjo. Po e pres ende epilogun e gjithë kësaj. Ende nuk e kam të qartë përse jeta ime normale u shndërrua në ferr. E kam të paqartë si dhe përse vajza ime e shkëlqyer tani është në varr. Kam sëmundje kronike, por po mbahem, me rëndësi e kam të zbulohet e vërteta, edhe vajza tjetër momentalisht është e sëmurë, të gjithë shpresojnë që ajo të bëhet mirë. Ju lutem, ju lutem shumë të prisni të zbulohet se përse ndodhi kjo”, shtoi ai.

 

14 vjeçarja, Vanja u rrëmbye në hyrje të ndërtesës në vendbanimin e saj më 27 nëntor, ju lidhën duartë e këmbët dhe me thes të bardhë gjumi u vendos në automjetin e të dyshuarëve. Sipas institucioneve ajo u vra në të njejtën ditë dhe u gjet nga policia më 3 dhjetor, në afërsi të fshatit Brazda, ndërsa vetura me të cilën ajo u transportua ishte djegur, raportuan mediat. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *