Ish-deputeten e LSI-së, Erisa Xhixho këtë të dielë ka bërë një detikim special për bijën e saj.

 

Vajza e saj, ish-deputetes Nikol feston ditëlindjen e parë dhe mami Erisa është përkujdesur që të realizojë një urim shumë prekës. Xhixho ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një foto, teksa shfaqet me Nikolën në krahë dhe e ka shoqëruar me një urim jo vetëm në emrin e saj, por të bashkëshortit Enea dhe djalit më të madh Henri.

 

“Princesha jonë Nikol mbushi 1-vjeç dhe mami Erisa ,babi Enea, vëllai Henri i urojmë: ’Gëzuar ditëlindjen’. Jemi të bekuar nga Zoti pasi me 2 engjëj kemi gjithë botën në krahët tanë. 12 muaj me ty Nikol ishin plot të qeshura por dhe netë pa gjumë, lodhje, vëllai të lëshojë krevatin dhe të la me mamin ndërkohë ai si i madh iku te dhoma tjetër me babin. Nuk ishte e lehtë të menaxhoje dy fëmijë të vegjël po mami dhe babi bënë maksimumin që Henri të kishte të njëjtën përkujdesje si përpara dhe mos bëhej xheloz për ty Princesh. Tani që ju shoh të rriteni bashkë dhe se si kur Henri vjen nga çerdhja pyet: ’Ku është Nikol?’ dhe ty Nikol që të shkëlqejnë sytë, përplas krahët e këmbët dhe kudo që të jesh vrapon ta kapësh nga bluza ose nga flokët vëllain. Mbushem me dashuri dhe kuptoj që sa më shumë kalon koha aq më shumë do lidheni me njëri-tjetrin, se fazat e jetës do i kaloni bashkë. Gëzuar jeta ime Nikol edhe 100 vite plot dashuri, shendet dhe gëzime. Mami Erisa, babi Enea dhe vëllai Henri të duan shumë!”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *