Aksioni i opozitës për të bllokuar seancat plenare dhe komisionet parlamentare është dënuar nga mazhoranca.

 

Deputetja e PS Blerina Gjylameti në një intervistë për emisionin Quo Vadis ka thënë se opozita nuk ka asnjë të drejtë të bllokojë Komisionin e Ekonomisë, kur aty diskutohet ligji më i rëndësishëm, buxheti për vitin 2024.

 

E pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse moslejimi i opozitës në Kuvend është një provokim nga ana e Gardës, Gjylameti ngriti pikëpyetjen, nëse janë marrë seriozisht qëndrimet e opozitës deri tani.

 

“Ju e besoni se ky është një qëndrim isinqertë? Të premte ishin të lejuar të hynin në Kryesinë e Kuvendit, ndonëse ne kur kemi qenë në opozitë nuk na është lejuar të hynim. Ju e patë se çfarë ndodhi. Nuk na lejuan ata që ishin përjashtuar të zhvillonim mbledhje normale. Këto gjëra nuk mund të lejohen në Komisionin e Ekonomisë ku diskutohet ligji më i rëndësishëm. Nuk i intereson asnjë rrogëtari se ccfarë problem ka opozita apo se si është qasja e mazhorancës. Ai ngërcci politik që po ndodh në PD nuk duhet të përhapet në të gjithë klasën politike, sepse askujt nuk i bën nder”, tha Gjylameti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *