Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në “mbrojtje” ish-kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili në një intervistë nga arratia deklaroi se ai dhe familjarët e tij janë kërcënuar nga persona të panjohur.

Duke folur nga ballkoni i banesës së tij në rrugën “Mustafa Matohiti” ku prej 30 Dhjetorit qëndron i mbyllur pas vendimit të GJKKO e cila e la “arrest shtëpie”, Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos i prekë “një qime floku” Arben Ahmetajt.

Lexo edhe :

Related Posts

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si personin që qëndron pas zhdukjes së Ervis Martinajt, duke aluduar se ai është eleminuar fizikisht.

Kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e partisë nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në shpellat, si në bodrumet e mafias.

Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës përpiqej herë të thoshte se, frika është normale, dhe sigurisht normale është, dhe herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij ka një emër, dhe siç e tha dhe ai vetë, është Edi Rama.

Miq!

Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po e prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde.

Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë.

E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj. Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj.”, tha Berisha.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *