E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

E bën dimrin verë, Rihanna mahnit me pamjen e saj

Ilustrim · Vizion Plus

Rihanna ka mahnitur të gjithë fansat me pamjen e saj më të fundit. Ajo ka sjellë së fundmi linjën më të re të veshjeve të brendshme nga marka e saj e njohur “Savage x Fenty”.

 

Këngëtarja ka zgjedhur që tashmë të çlodhet me disa ditë pushime në Los Cabos, një nga vendet më të bukura në Meksikë. Rihanna rrëmbeu vëmendjen e fotografëve me një palë bikini në ngjyrë floriri dhe format e saj trupore.

 

Gjatë këtyre ditëve të pushimit, ajo ka preferuar të qëndrojë larg ‘make up’-it.

 

Megjithatë për të mos ndenjur brenda kornizave të thjeshtësisë, Rihanna kishte zgjedhur si aksesorë një palë syze ngjyrë portokalli dhe vathë diamanti.

 

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh