E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

E bardha ngjyra e verës, ide kombinimi gjatë ditës

E bardha është ngjyra e çdo stine, por tre muajt e verës janë ngushtësisht të lidhura me të. Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh të bardhën si ngjyrën ‘’In’’ të sezonit pasi ajo është gjithmonë aty, në garderobën tuaj.

 

Freskia dhe pastërtia që përcjell kjo ngjyrë të fal ndjesinë e paqes dhe harmonisë.

 

Reklamë

Është një ndër ngjyrat klasike pa të cilën industria e modës do të ishte e pajetë dhe e varfër. E bardha rikthehet këtë verë ‘’duke u imponuar’’ ëmbëlsisht në të gjitha hijet e saj nga e bardha qumësht,  nuancat e panës, e bardha perlë  etj.

 

Linja të pastra e asimetrike, të dizenjuara në material transparente si dantella e mëndafshi përbëjnë stilin minimalist ose ndryshe stilin e elegancës që do ju shoqërojë ditëve e netëve të verës që sapo kemi nisur.

 

Në fotogalerinë e mëposhtme ju prezantojmë me hijeshinë, thjeshtësinë dhe madhështinë e së bardhës./Living

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë