Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

VIDEO/ Pamjet tronditëse nga Brazili, përfundoi nën rrotat e...

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve...

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e...

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për...

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën...

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes për Ngushticën...

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet”...

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk braktisin pacientin...

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në Rusi: Po...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e...

E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Presidentit të zgjedhur Trump

24 Nëntor 17:40

Aleatët e NATO-s po përgatiten për marrëdhënie transatlantike potencialisht të trazuara pas fitores së zgjedhjeve presidenciale amerikane nga republikani Donald Trump. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Presidenti Trump vuri në pikëpyetje rëndësinë e NATO-s dhe qortoi vazhdimisht aleatët se kishin dështuar të shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen. Por siç raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, shumë vende evropiane po i bëjnë jehonë thirrjeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake përballë kërcënimit nga Rusia.

Këtë javë, zyrtarët amerikanë morën pjesë në hapjen e një baze amerikane në Poloni për mbrojtjen nga raketat balistike, që ishte planifikuar të hapej në vitin 2008. Varshava zyrtare e vlerësoi angazhimin e treguar nga presidentët amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë një garantues i sigurisë së Polonisë, si dhe të gjithë aleancës së Atlantikut të Veriut”, deklaroi presidenti polak.

Fjalë të ngrohta për Uashingtonin, por nën sipërfaqe ka shqetësime mbi angazhimin e presidentit të ardhshëm amerikan lidhur me sigurinë e Evropës. Në vitin 2017, zoti Trump e cilësoi NATO-n si “të vjetëruar” dhe kritikoi vazhdimisht aleatët e aleancës.

“23 nga 28 vendet anëtare ende nuk po paguajnë atë që duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk është e drejtë për taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai gjatë mandatit të parë, në maj të viti 2017.

Në takimin e NATO-s të vitit 2018, aleatët thanë se zoti Trump kërcënoi se do t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga aleanca nëse vendet evropiane nuk do të rrisnin shpenzimet ushtarake. Në atë kohë zoti Trump pretendoi se pati sukses.

“Të gjithë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm angazhimet e tyre. Ata do të rrisin shpenzimet në ato nivele që nuk i kanë menduar kurrë më parë”, deklaroi zoti Trump në atë kohë.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale zoti Trump shkaktoi sërish tronditje për NATO-n.

“Një nga presidentët e një vendi të madh më pyeti: ‘Zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: ‘Nuk keni paguar? Ai tha: ‘Jo’. Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Ju duhet të paguani, ju duhet të paguani faturat tuaja.”

Aleatët e NATO-s mund të përballen me një trysni të re për të shpenzuar më shumë kur zoti Trump të marrë detyrën, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.

“Nuk jam aq i sigurt se mund të flasim për një kërcënim ekzistencial për NATO-n, si në vitin 2018. Por mund të them se ai do të kërkojë marrëveshje të vështira. Jo vetëm për të arritur pak a shumë objektivin e shpenzimeve ushtarake, por ndoshta për të pëgatirur terrenin për rritjen e shpenzime me 2.5 ose 3% gjatë takimit të ardhshëm të NATO-së që mbahet në qershor në Hagë”, thotë ai.

Një qasje e tillë ka të ngjarë të mirëpritet nga shumë shtete evropiane, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Aleatët e frontit lindor si Polonia, për shembull, por edhe vendet baltike dhe madje edhe vendet nordike tani po e shohin këtë si një gjë të mirë. Por unë mendoj se ka ende disa shqetësime në të gjithë aleancën kur flitet për shpenzimet që mund të minojë besueshmërinë e mbrojtjes kolektive”, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.

Zoti Trump ka emëruar Matthew Whitaker si kandidat për postin e ambasadorit amerikan në NATO. Në një deklaratë me shkrim, zoti Trump thekson se Whitaker “do të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s” – dhe se ai “do t’i jap përparësi Amerikës”. Emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati./VOA

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
NATO trump

Nga e njëjta kategori

VIDEO/ Pamjet tronditëse nga Brazili, përfundoi nën rrotat e kamionit, 12-vjeçari shpëton për mrekulli

më shumë...

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska

më shumë...

Studiuesit: Gjatësia e kofshës mund të zbulojë rrezikun për diabet, si ta bëni testin në shtëpi

më shumë...

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin së bashku për në punë, çfarë deklaroi shoferi i kamionit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:00

VIDEO/ Pamjet tronditëse nga Brazili, përfundoi nën...

2:00

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione...

1:41

Studiuesit: Gjatësia e kofshës mund të zbulojë...

1:22

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi,...

1:06

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga...

12:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,...

12:32

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun...

12:13

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i...

12:10

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës,...

12:05

Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në...

11:31

Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë,...

11:29

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të...

11:25

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit...

11:14

Korriku rekord në Portin e Durrësit, mbi...

11:13

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes...

11:04

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë...

10:59

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë...

10:57

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime...

10:23

Kafeja dhe sistemi imunitar, ekspertët zbulojnë si...

10:12

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.