Subscribe

Pas dritës jeshile te FIFA-s duke e mirëpritur ne gjirin e saj, Kosova do te mare pjese ne eliminatoret e kupës se botes Rusi 2018. Per te gjithë tashme shtrohet vetëm nje pyetje, çfarë do te ndodhe me lojtaret te cilët kane lindur ne Kosove apo djemtë e kosovareve, te cilët mbrojnë ngjyrat e kombëtareve te tjera? Hipotezat ekzistojne, ne praktike mbetet për t’u pare edhe pse disa lojtare si ne rastin e portierit Ujkani, Loret Sadiku, Megrim Brahimi apo Berkant Celina, tashme e kane bere, duke kaluar te Kosova. Me te rrezikuarat mbeten Zvicra dhe Shqiperia me te paret qe ndoshta e vuajnë me shume duke pare nje numër te madh talentesh, te cilët janë te inkuadruar ne ekipet zinxhirë te kombëtareve dhe një rrjedhje e mundshme do t’i dobësonte shume ato. Krerët e Federatës se Futbollit, nuk kane hezituar kur kane deklaruar se pas ndihmës qe u kane dhënë prej vitesh kombëtareve te tjera, ndoshta ka ardhur koha qe edhe ato t’u kthejnë borxhin duke u shprehur se do t’u bëjnë ftese te gjithë lojtareve kosovare. I pari qe ka thënë jo është Adnan Januzaj i cili ka preferuar Belgjikën. Vëmendja me e madhe është te 7 lojtaret e Zvicrës Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Tarashaj, Behrami, Mehmedi dhe Kasami, ndoshta me dy te fundit me te sfumuar per shkak te origjinës nga shqiptaret e Maqedonisë. Ndërkohe, Federata Zvicerane e Futbollit është hedhur ne sulm ku ne nje deklarate te saj shprehet se këta futbolliste, nuk kane te drejte te luajnë për Kosovën. Ata nuk ishin fare teme diskutimi ne kongresin e FIFA-s u shpreh kreu i federatës Peter Gilleron. “Per këtë arsye ne supozojmë se lojtaret me shtetësi te Zvicrës apo Kosovës, te cilët jane angazhuar me kombëtaren tone, ne asnjë mënyre, nuk kane mundësi te luajnë ndonjëherë per Kosovën”. Por ndërkohe, drejtori i departamentin ligjor Robert Braiter e hodhi poshtë këtë teze, duke u shprehur se nëse një lojtar dëshiron te ndryshoje kombëtare, këtë e vlerëson komisioni kompetent i FIFA-s. Deri tani, nuk ka premise se ndonjë futbollist dëshiron te largohet apo te ndryshoje kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *