Është zhvilluar ne Londër forumi për sfidat në Ballkanin perëndimor, aktivitet ky i organizuar nga ish-sekretari britanik i mbrojtjes Lord Ded Broun dhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në bashkëpunim me rrjetin e lidershipit evropian.

 

Ne takim u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me te ardhmen e Ballkanit perëndimor, rolin e NATO-s, ndikimi rus dhe atë turk si dhe interesin e kinës për të investuar në sektorë strategjikë të lidhur me sigurinë. Mediu nënvizoi ne fjalën e tij se mungesa e zgjedhjeve të lira është tregues i qartë i shmangies nga funksionimi demokratik i vendeve në rajon, ku krimi e korrupsioni kane fituar pushtet politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *