Dua Lipa ka reaguar ashpër ndaj gazetës britanike “The Sun”, pasi e akuzuan për moszbatim të rregullave të koronavirusit gjatë xhirimeve.  Sipas “The Sun”, këngëtares me origjinë shqiptare i ishin pezulluar xhirimet për videoklipin e saj të ri, pasi nuk kishte zbatuar rregullat anti-Covid.

The Sun publikoi një histori këtë javë që tregon fotot e saj në Shoreditch, Londër, pa maska, duke pretenduar se ajo nuk kishte mbajtur distancë sociale. Lipa këmbënguli se nuk bëri asgjë të gabuar dhe e kosnideroi historinë si plotësisht e pavërtetë.

25-vjeçarja ka hedhur poshtë fjalët se xhirimet ishin ndërprerë për këtë fakt.

“Një gazetë në Mbretërinë e Bashkuar (të cilit nuk do t’i jap publicitet falas duke i përmendur emrin), natën e kaluar publikoi një histori rreth xhirimit tim video në Londër dhe asaj që ata thanë se ishte një shkelje e rregulloreve të Covid. Kjo është plotësisht e pavërtetë, të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot “, shkroi këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *