E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

E akuzoi se e dhunonte, Johnny Depp padit në gjykatë ish-bashkëshorten

Mandatory Credit: Photo by John Salangsang/BFA/REX/Shutterstock (5540515br) Amber Heard, Johnny Depp Stella McCartney 2016 Fall Presentation party, Los Angeles, America - 12 Jan 2016

Aktori Hollivudian Johnny Depp ka paditur ish-gruan Amber Heard për shpifje duke i kërkuar kësaj të fundit një dëmshpërblim prej 50 milion dollarësh.

 

Ylli i Hollivudit pretendon se Amber ka shpifur në lidhje me abuzimet fizike dhe psikologjike kundrejt saj.

 

Reklamë

“Zonja Heard nuk është viktimë e dhunës në familje. Ndërsa Johnny Depp nuk ka abuzuar asnjëherë me bashkëshorten e tij, akuzat ndaj tij ishin false dhe pa baza”, thuhet në raportin e publikuar nga mediat amerikane.

 

Johnny Depp dhe Amber Heard u divorcuan në janar të vitit 2017 vetëm pas 15 muajsh martesë.

 

Ambër e akuzoi aktorin për dhunë fizike dhe se ai e kishte goditur në fytyrë me një iPhone duke i shkaktuar të nxira në sy.

Vazhdo të lexosh

Reklamë