E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dyshuan se nusja nuk ishte e virgjër/ Familjarët e burrit dhunojnë 23-vjeçaren në Kosovë një ditë pas dasmës, tentojnë t’i fusin gishtat në prizë

Një rast i rëndë është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një vajzë e re, 23-vjeçe është dhunuar në mënyrë barbare nga vjehrra, kunati dhe kunatat një ditë pas dasmës.

 

Reklamë

Mediat kosovare, bazuar edhe në dëshminë që kanë dhënë bashkëshorti i 23-vjeçares dhe familja e tij, raportojnë se ata e kanë akuzuar të renë se nuk është e virgjër dhe vjehrra e saj e ka tërhequr për flokësh dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Dhunë pati edhe nga kunati, i cili dyshohet se ka tentuar që t’ia fus gishtat në prizë elektrike që e njëjta të bie në kontakt me rrymën dhe të marrë lëndime, të cilat mund të kenë qenë serioze për të.

 

Reklamë

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin e që sipas tyre, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai i cili i ka njoftuar se nusja e tij nuk është e virgjër dhe kjo nuk përputhet me traditat e tyre.

 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Vazhdo të lexosh

Reklamë