Bledar Selmanaj ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e burgut të Peqinit.

 

Selmanaj akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë.

 

Shkak për vrasjen mendohet të ketë qenë një sasi droge që viktima kishte blerë dhe që dyshohet se e kishte paguar me para fallco. Autori dhe viktima ishin shokë dhe ishin nisur së bashku nga Tirana në drejtim të Vlorës.

 

25-vjeçari u gjet i pajetë në një makinë tip “Fiat Punto”. Ai u qëllua me tre plumba, njëri prej të cilëve e kishte kapur në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *