I dyshuari për vrasjen e 65-vjeçarit Selim Velsula mbrëmjen e 11 qershorit në Klos, Hazbi Velsula nuk ka dhënë ende asnjë motiv të vrasjes së kushuririt të tij.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 31-vjeçari nuk ka rrëfyer ende asnjë motiv të vrasjes, ndërsa ka kërkuar prani të avokatit mbrojtës.
Lexo edhe :
Related Posts
Megjithatë, Hazbi Velsula ka dalë para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë si i vetmi i dyshuar për vrasjen e 65-vjeçarit Selim Velsula, raporton gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti.
Rreth orës 15 e 30 minuta Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për të mbajtur në arrest me burg 31-vjeçarin Hazbi Velsula deri në përfundim të hetimeve.
Në orët e pasdites së 11 qershorit, 65-vjeçari Selim Velsula u gjet i pajetë nga një bashkëfshatar i tij pak metra larg banesës. Ai u konstatua me plagë në trup të shkaktuara nga një mjet prerës.
Vetëm pak orë pas krimit, policia arriti të arrestojë 31-vjeçarin Hazbi Velsula në Allias të Tiranës si autor të vetëm të dyshuar të vrasjes së 65-vjeçarit, Selim Velsula./vizionplus.tv