E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dyshohet se vrau grekun në ditën e parë të vitit, arrestohet shqiptari në Greqi

Në pranga kanë rënë dy persona dhe dy të tjerë janë në kërkim për vrasjen e një 34-vjeçari grek, në orët e para të 1 janarit pas një ngjarje të përgjakshme të ndodhur në qendër të Serres në Greqi.

Sipas informacioneve, në dosjen e ngritur për rastin me akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim, përfshihen katër meshkuj, tre shtetas të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç. Për momentin 27-vjeçari dhe 29-vjeçari janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.

Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, 29 vjec nga Durrësi.

Njarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në pedonalen e Serres. Pas një debati mes katër autorëve dhe viktimës, ata e kanë goditur për vdekje me thikë, duke i shkaktuar dy plagë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe në ije.

Reklamë

Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka lënë frymën e fundit.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe 6 gëzhoja nga një pistoletë manovër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë