E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dyshohet se u qëllua nga shoku i tij, policia gjen armën me të cilën u vra 22-vjeçari

Policia ka gjetur armën me të cilën është vrarë Elidon Basha, 22-vjeçari i cili mendohet se u ekzekutua këtë të premte në Fushë Bulqizë nga shoku i tij, Klodian Kola. 27-vjeçari është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, për të cilën thuhet se ka qenë aksidentale, pasi të dy ata kishin dalë për gjah.

 

Reklamë

Basha, si fillim u plagos rëndë e më pas humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës.

 

Ndërkohë, Kola ka deklaruar se nuk e ka vrarë ai shokun e tij, por i kanë qëlluar disa persona të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë