Dyshohet se u përdor në atentatin mafioz të Gjovalin Prendit, gjendet i djegur një automjet në Fushë Gjormë

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 64 vjeçarit, Gjovalin Prendi në Lezhë.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se është gjetur mjeti i djegur në afërsi të fshatit Fushë Gjorem, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje.
Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës, pranë një kanali, ndërsa banorët kanë lajmëruar Policinë e Kurbinit.
Ekspertët e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj që mund të ndihmojë në hetimin e kësaj ngjarjeje.
Ekzekutimi i Gjovalin Prendit vjen afërsisht një vit nga vrasja e të birit. Roan Brahimi humbi jetën në lagjen Vyronas, në prani të gruas së tij dhe djalit të tij të mitur, nga breshëria e tre kallashnikovëve. Sidorel Prendi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e të afërmit të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj. Përplasjet e tij me të zhdukurin Ervis Martinaj dyshohet se kanë të bëjnë me pazare të lojërave të fatit.
Ndaj kjo ka shtuar dyshimet se atentati i djeshëm ndaj babait të tij mund të ketë lidhje edhe me ngjarje të mëparshme ose një hakmarrje e mundshme për to.
/vizionplus.tv




