Një 59 vjeçar është gjetur i pajetë nga banorët në fshatin Pashtresh të Elbasanit.

 

 

Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht në përrua dhe është mbytur.

 

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

 

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *