Subscribe

Arma e krimit me të cilën u ekzekutua Ardian Nikulaj, dyshohet se është hedhur në lumin Drin nga vrasësi portugez, 28-vjeçari Ruben Saraiva.

 

Polumbarët po vijojnë kërkimet, por deri tani, nuk ka patur rezultat për gjetjen e pistoletës që i mori jetën biznesmenit Nikulaj, mesditën e 19 prillit.

 

Kanë qenë 4 persona, ata që kanë asistuar vrasësin e Nikulajt, Saraivën. Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se ky i fundit ka mbërritur në Shqipëri me datë 14 shkurt dhe është pritur në Rinas nga Edmond Haxhia, që sipas dyshimeve të policisë, ka qenë “truri” i atentatit të rëndë dhe e fejuara e tij, me një makinë tip “Volksvagen”.

 

Më pas, me datën 4 prill kanë hyrë në Shqipëri anglezja, Harriet Bridgeman me Steven Hunt dhe janë akomoduar në hotelin ku ndodhi vrasja. Për të humbur gjurmët, ata janë shtirur si çift. Nga pamjet duken ata të dy, duke dalë nga hoteli e duke hyre në dhomë.

 

Në vrasje kanë marrë pjesë edhe dy britanikë të tjerë, të cilët pas ekzekutimit janë larguar nga Shqipëria. Sipas policisë, Edmond Haxhia është larguar i fundit drejt Britanisë, në datë 20 prill.

 

Ai i ka pritur të gjithë anëtarët e grupit në një zonë të errët pa shumë ndriçim, në aeroportin e Rinasit. Pamjet e kamerave të sigurisë i tregojnë ata duke dalë dhe duke folur në telefon, në mënyrë që të orientoheshin.

 

Ndërkohë, të enjten pranë shtëpisë së Edmond Haxhiajt në fshatin Kakarriq, policia gjeti motorin e përdorur nga ekzekutori.

 

Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje, për një konflikt të ndodhur në vitet ’97 mes tij dhe familjes Lekstakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *