Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit pritet t’i komunikojë masën e dhënë në mungesë ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

 

Koka ka zgjedhur avokat Fatmir Brraka, i cila ka qenë edhe mbrojtësi i ish-kryeministrit Fatos Nano.

 

Policia ka kryer mbrëmjen e së martës 4 kontrolle në Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë për arrestimin e Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas.

 

Albtek-plast SHPK e drejtuar nga Stela Gugallja është hetuar për veprën penale të korrupsionit edhe nga prokuroria e Elbasanit, por çështja është pushuar në vitin 2018.

 

Hetuesit kishin dyshime se Albtek korruptoi funksionarët lokal të njësisë administrative Bradashesh.

 

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua në shtëpinë e tij në Durrës nga SPAK. Ai dyshohet se ka përfituar 3 685 000 euro te dhëna si ryshfet.

 

Prokurorët kanë zbuluar se ai i mori këto para në mënyrë indirekte, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, prej familjarëve si dhe prej subjekteve tregtare në zotërim të tij.

 

SPAK ka konfirmuar se pritet të përfundojnë në pranga edhe emra të tjerë të njohur për dosjen e inceneratorëve.

 

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit janë depozituar disa padi nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike që kishin në shënjestër ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Opozita ka hedhur vazhdimisht akuza për aferën 400 milionë euro të inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *