Vendi
Dyshohet se abuzuan dhe shfrytëzuan për prostitucion 38-vjeçaren me aftësi të kufizuara, dy të moshuar në pranga

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë vënë në pranga dy shtetas, A. B., 61 vjeç, dhe V. T., 66 vjeç, pas një kallëzimi të bërë nga vëllai i një shtetaseje 38-vjeçare me aftësi të kufizuara.
Sipas denoncimit, të dy të arrestuarit dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa për 61-vjeçarin ekziston edhe dyshimi se e ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.
Reklamë
Policia ka nisur hetimet për verifikimin e plotë të rastit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




