E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dyshohet për sulm terrorist, kampioni përplaset me stacionin e autobusit në Izrael, dhjetëra të plagosur

Dhjetëra janë plagosur, shumë prej tyre rëndë, kur një kamion u përplas me një stacion autobusi në një kryqëzim të madh pranë zonës Glilot në Izraelin qendror.

Sipas Jerusalem Post, policia tha se po e trajton ngjarjen si një sulm terrorist dhe se forca të mëdha janë duke u vendosur në zonë, ndërsa u ka kërkuar shoferëve që të mos kalojnë nëpër zonë.

Reklamë

Tregues i situatës mbizotëruese është dëshmia e një vullnetari që ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

“Ekipet mjekësore të bashkuar Hatzalah aktualisht po ofrojnë ndihmën e parë për rreth 30 persona (në këtë fazë) të cilët kanë pësuar lëndime. Disa prej tyre janë ende të bllokuar nën kamion”, tha ai. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë