Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 March 2026
Vizion fokus

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë...

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e...

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës, ndërron jetë...

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte...

A do të ketë kosto për PS votimi i...

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve të qarta!

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK gaboi, duhet...

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën e kuqe,...

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

6 Shkurt 18:55

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor në këtë komunë, duke paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 personave që kanë ushtruar detyrën e kryekomisionerëve.

Sipas autoriteteve të drejtësisë, të dyshuarit akuzohen se gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar rezultatet zgjedhore në zgjedhjet për deputetë të mbajtura më 28 dhjetor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 22 nga gjithsej 24 kryesues të ekipeve të numërimit janë ndaluar për një periudhë prej 48 orësh, si hap i parë procedural në kuadër të hetimeve penale.

Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje në stacionin policor të Gjakovës, ku janë intervistuar në lidhje me parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të numërimit. Prokuroria ka paralajmëruar se, brenda afateve ligjore, do të vendosë për masën përfundimtare të sigurisë.

Procesi zgjedhor i 28 dhjetorit është cilësuar nga institucionet si një nga proceset më problematike të viteve të fundit. Dyshimet janë ngritur pas konstatimit të dallimeve të theksuara mes rezultateve fillestare dhe atyre të dala pas një rinumërimi të pjesshëm, i cili u urdhërua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Pas evidentimit të këtyre mospërputhjeve, KQZ mori vendim për rinumërim të plotë të votave në disa zona, ndërkohë që të gjitha prokuroritë kompetente në vend nisën hetime paralele për të zbardhur përgjegjësitë penale.

Prokuroria ka thënë se hetimet do të vazhdojnë pa kompromis dhe se çdo person i përfshirë në shkelje të ligjit do të përballet me drejtësinë, me qëllim ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Gjakove Vizion Plus Vjedhje votash

Nga e njëjta kategori

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se duan Ramën, por nuk duan Berishën

më shumë...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja po koordinon me partitë e vogla

më shumë...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë me ekspertë zgjedhorë

më shumë...

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në,...

10:54

A do të ketë bashkim të opozitës?...

10:44

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do...

10:28

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në...

10:26

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës,...

10:03

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun,...

9:50

A do të ketë kosto për PS...

9:46

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve...

9:45

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK...

9:40

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën...

9:35

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për Ballukun,...

9:22

Kuvendi i tha “JO” SPAK për imunitetin...

8:52

Lufta në Lindjen e Mesme, Çuko: Nuk...

7:32

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në...

7:27

Universi po iu dërgon sinjale! Ja tre...

6:43

Teherani: Ne nuk e minuam Ngushticën e...

6:39

Të shtëna me armë në Universitetin e...

6:24

Rama: 2030-ta do të jetë viti që...

6:21

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama dhe...

5:55

3 shenjat e zodiakut që kanë një...

Më të klikuarat

  • Rama reagon pas deklaratave të ambasadës gjermane dhe britan...
  • “Koha për të rregulluar financat!”, horoskopi sipas Meri Gji...
  • “Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëro...
  • PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut...
  • Edhe në pranverë, Mashkullora mbulohet nga dëbora, trashësia...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.