E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dyshohej për para në këmbim të votës, Vlahutin shkon në Elbasan 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, po vëzhgon nga afër procesin e votimit në Elbasan. Vlahutin ka qenë në disa qendra votimi të këtij qyteti si dhe në një qendër votimi, ku dyshohej se shpërndaheshin para në këmbim të votës.

 

Ndërsa disa persona që po qëndronin jashtë qendrave të votimit, Vlahutin u është kthyer ashpër duke u bërë me dije se qëndrimi i tyre aty nuk lejohej.

 

 “A e dini që nuk lejohet qëndrimi juaj këtu? Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu”, është shprehur ajo, ndërsa në të gjithë vendin Delegacioni Europian ka vendosur 10 skuadra vëzhguese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë