Drejtori i Shërbimit Shëndetsor Rajonal në Korccë, Litjan Broka, bën me dije se zyrtarisht në spitalin rajonal të juglindjes, nuk ka akoma një përgjigje në lidhje me dyshimin e prekjes nga Koronavirus, të pacientes që nderroi jetë mbrëmjen e djeshme. Broka ka bërë me dije gjithashtu se mostrat e analizave janë nisur pranë Institutit të Shëndetit publik në Tiranë pasditen e djeshme për tiu nënshtruar kontrollit të imtësishëm. Përgjigjia e kësaj analize gjithnjë sipas drejtorit pritet të vijë pasditen e sotme. Kohë kur do të merret vesh zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me rastin e parë të shfaqjes së virusit Korona në Shqipëri apo jo. Broka ka theksuar nga ana tjetër se për rastin është ndjekur i gjithë protokolli shëndetesor i detajuar nga OBSH. Protokoll ky që është ndjekur për herë të parë në shërbimin spitalor të Korccës.  Ditën e djeshme një 50 vjeccare emri i së cilës nuk bëhet me dije, ka ndërruar jetë në ambjentet e urgjencës së këtij spitali. Pacientja sipas drejtorit ka qënë e diagnostikuar dhe e trajtuar mjekësisht me sëmundjen e diabetit. Por mjekët e spitalit të Korccës janë të bindur se vdekja e saj nuk ka lidhje me Koronavirusin, edhe në kushtet kur kanë qënë vetë ata që kanë zbatuar me përpikmëri protokollin e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *